Zbulohet vendi që do të vizitojë për herë të parë Papa Leoni XIV që pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike

Zbulohet vendi që do të vizitojë për herë të parë Papa Leoni XIV që pas zgjedhjes në krye të Kishës Katolike

Papa Leoni XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban gjatë këtij vit, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur është zgjedhur kreu i Kishës Katolike në maj. Kryepeshkopi Paul Sayah, zëvendës i udhëheqësit më të lartë katolik të Libanit, i ka thënë BBC-së se Vatikani po e “studion” udhëtimin, por se kisha është ende duke pritur datat zyrtare, raporton BBC. Vizita do të shënonte një moment të rëndësishëm për Papën e parë amerikan, i cili ka kërkuar vazhdimisht paqe në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesë ndërfetare. “Libani është një vend multikulturor dhe shumëfetar dhe është një vend dialogu”, ka thënë kryepeshkopi Sayah. “Është një nga mjediset e rralla ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku dhe respektojnë njëri-tjetrin… kështu...