Sezoni turistik, kryeministri Rama ndan rrëfimet e pushuesve: Plazhe dhe mikpritje fantastike

Sezoni turistik, kryeministri Rama ndan rrëfimet e pushuesve: Plazhe dhe mikpritje fantastike

Ditët e nxehta të gushtit janë drejt fundit, por kjo nuk i ndalon pushuesit nga mbarë bota të shijojnë peisazhet e mrekullueshme dhe ujërat e kristalta të Jonit. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ndau rrëfimet e pushuesve shqiptarë dhe të huaj për Rivierën tonë, veccanërisht për Himarën, Dhërmiun dhe Borshin që kryeministri i cilësoi si plazhe fantastike. “Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, ku plazhet janë fantastike, mikpritja gjithashtu, por më emocionuese akoma janë rrëfimet e vetë pushuesve shqiptarë e nga vende të ndryshme të botës për përvojat në rivierën tonë”, shkruan Rama krahas videos.