Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Veshjet imitim të firmave luksoze ndalohen në Shqipëri: Ligji i ri i jep fund tregut “fake firmato”
Nuk janë të pakta rastet që kanë mbërritur në redaksinë e Iconstyle vitet e fundit, ku qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar biznese të papërgjegjshme apo dashakeqe që përfitojnë duke shitur mallra të falsifikuara. Me premtimin e “firmave origjinale” dhe çmimeve të ulëta, shumë prej tyre kanë mashtruar konsumatorët shqiptarë, duke i pajisur me produkte pa cilësi, të cilat nuk kanë as garanci, as vlerë të vërtetë. Ky realitet ka kthyer Shqipërinë në një treg të mbushur me “imitime luksi”, ku Gucci, Louis Vuitton apo Dior janë bërë emra të zakonshëm në reklama online, por në fakt shumica e produkteve ishin “fake”. Me hyrjen më në fund në fuqi të ligjit të ri për markat tregtare më 16 gusht, kjo situatë pritet të ndryshojë ndjeshëm. Teksa...