No Image Available

Takimi i pritshëm Putin-Zelensky, Trump kërkon bisedime mes tyre e më pas një tryezë më të zgjeruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket se ka bërë një hap pas në lidhje me negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës për ndalimin e luftës. Sipas zyrtarëve të administratës, presidenti amerikan synon t’ua lerë dy vendeve  organizimin e një takimi mes liderëve të tyre pa luajtur vetë një rol direkt për momentin. Sipas mediave të huaja, Trump u ka thënë këshilltarëve ditët e fundit se ai synon të organizojë një samit trepalësh me dy kreret e shteteve, Putin dhe Zelenskyn vetëm pasi ata të kenë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre. Edhe në një bisedë telefonike në një emission Trump tha se mendonte se do të ishte më mirë që Putin dhe Zelensky të bisedonin pa të në fillim. Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky...