Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti i Hungarisë e fshin fjalën “ruse” nga komunikata për sulmet në Ukrainë
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka hequr fjalën “ruse” nga një shkrim në rrjetet sociale, ku shprehu ngushëllime për viktimat e një sulmi të madh me dronë dhe raketa gjatë natës në Ukrainë. “Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për të plagosurit nga sulmi me raketa ruse mbi Munkaçevo, dhe u uroj shërim të shpejtë e të plotë”, tha fillimisht Sulyok në një komunikatë të publikuar në Facebook të enjten. Postimi u fshi pak pas publikimit dhe u zëvendësua nga një deklaratë pothuajse e njëjtë, por në të cilën fjala “ruse” (orosz në hungarisht) u hoq nga fjalia e parë. Dallimi shihet qartë në fotografinë që Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë ua bëri postimeve. Munkaçevo është një qytet me rreth 85...