Lavrov: Dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë, e papranueshme! Europa po saboton përpjekjet për armëpushim

Lavrov: Dërgimi i trupave të huaja në Ukrainë, e papranueshme! Europa po saboton përpjekjet për armëpushim

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se prania e forcave të huaja ushtarake në territorin ukrainas është e papranueshme për Moskën. Kjo deklaratë u bë gjatë një konference për shtyp pas takimit me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar. Sipas Lavrov, diskutimet mes Perëndimit dhe palës ukrainase tregojnë se po shqyrtohen plane për garanci ushtarake që përfshijnë ndërhyrjen e trupave të huaja në zona të caktuara të Ukrainës. “Duket se të gjitha këto ide lidhen në thelb me një ndërhyrje të mundshme ushtarake të huaj në pjesë të territorit ukrainas,” u shpreh ai. Shefi i diplomacisë ruse u shpreh se shpreson që ata që promovojnë ose diskutojnë këto plane janë ose duke kërkuar vëmendje, ose janë të vetëdijshëm për rreziqet që sjellin ato. “Shpresoj...