Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë! Autori: Besmiri më dhunoi babain, nuk durova…

Vrasja për kanalin e ujit në Divjakë! Autori: Besmiri më dhunoi babain, nuk durova…

Besmir Kumria DIVJAKË-Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së Besmir Kumrisë në fshatin Kryekuq të Divjakës. Xhesion Toromeni, 25 vjeç ka deklaruar para hetuesve se viktima i kishte dhunuar babanë tre vite më parë për një kanal uji. Sipas tij, kur e kishte parë Besmir Kumrinë nuk kishte duruar dot dhe është futur në lokal për ta goditur në shenjë hakmarrje ndaj dhunimit të të atit. “Para tre vjetësh, për vijën e ujit, viktima më ka rrahur keq babanë. Dhe unë e pashë ulur në lokal, nuk durova dhe shkova e qëllova”,-është shprehur autori. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me...