Arber Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj…

Arber Veliaj del nga SPAK pas 5 orësh: Erdha vullnetarisht të sqaroj…

Pas mbi pesë orësh në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, u largua nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai theksoi se kishte shkuar me dëshirë për të bashkëpunuar me organin e drejtësisë.“Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Veliaj. Kujtojmë se tre javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e tij kundër kontrolleve të SPAK të kryera në dhjetor 2024, si në banesën e tij, ashtu edhe në ambientet e bizneseve që zotëron.