Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir Keir Starmer, duke reflektuar një valë në rritje të mbërritjeve me varka të vogla përtej Kanalit La Manche. Shifra, e cila i përket periudhës deri në qershor 2025, është 14% më e lartë krahasuar me një vit më parë (97,107 aplikime) dhe pothuajse dyfishi i nivelit të vitit 2021.Rritje e kërkesave, por edhe përshpejtim i procesimitMegjithëse kërkesat për azil janë në nivele rekord, të dhënat e Home Office tregojnë se qeveria Laburiste ka arritur të redukojë stokun e pazgjidhur me një të katërtën, falë riorientimit të mbi 1,000 punonjësve civilë nga skema e dështuar për transferimin e emigrantëve në Ruandë drejt shqyrtimit të kërkesave. Kjo...