Tarifat e Trump, SHBA ul taksën për makinat, ilaçet dhe prodhime të tjera evropiane në 15%

Tarifat e Trump, SHBA ul taksën për makinat, ilaçet dhe prodhime të tjera evropiane në 15%

Shtetet e Bashkuara do të ulin tarifat për makinat, produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuesit evropianë në 15%, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Brukseli dhe të shqyrtuar nga Politico para publikimit. Dokumenti katërfaqësh, i datës 18 gusht, përcakton pikat kryesore të marrëveshjes së arritur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kur të dy udhëheqësit u takuan në Skoci më 27 korrik. Deklaratat e dy udhëheqësve mbi marrëveshjen ndryshonin në atë kohë, veçanërisht për produktet farmaceutike, duke ngritur shqetësime se prodhuesit evropianë të ilaçeve mund të përjashtoheshin përfundimisht nga tregu amerikan. Në një klauzolë tjetër kyçe, deklarata e përbashkët konfirmon se SHBA-të do të ulin tarifat për makinat dhe pjesët e makinave...