Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spiunonte te “vëllai i madh Andy”, shpallet fajtor marinari në SHBA
Një marinar i Marinës së SHBA-ve në Kaliforni është shpallur fajtor për spiunazh, pasi shiti sekrete ushtarake tek një agjent kinez që e kishte rekrutuar përmes rrjeteve sociale. Jinchao Wei, 25 vjeç, u shpall fajtor për gjashtë akuza, përfshirë spiunazh, komplot për të kryer spiunazh dhe eksport të paligjshëm të të dhënave të klasifikuara mbi anijet e Marinës së SHBA-ve. Ai u pagua mbi 12 mijë dollarë gjatë një periudhe 18-mujore nga një oficer i inteligjencës kineze, i cili iu afrua në shkurt të vitit 2022 për informacione mbi USS Essex, ku ai shërbente, si dhe për anije të tjera luftarake. Wei, i njohur edhe si Patrick Wei, u arrestua në gusht 2023 me akuza për spiunazh teksa mbërriti në punë. Prokurori amerikan Adam Gordon...