Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha i bën ‘bisht’ pyetjes nëse PD do i marrë mandatet e deputetëve në shtator: Në ditët që do vijnë do…
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha zgjodhi të bënte sot diplomatin në lidhje me zhvillimet brenda selisë blu pas humbjes historike të zgjedhjeve të 11 majit 2025. Ndërsa prej disa muajsh ai deklaronte farsën elektorale të qeverisë dhe paralajmëronte protesta të fuqishme popullore për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ditën e sotme trajtoi vetëm çështje aktualiteti dhe iu përgjigj vetëm dy pyetjeve nga gazetarët, nga të cilat vetëm njëra ishte me tematikë politike. Por edhe asaj pyetjeje i bëri ‘bisht’ me një përgjigje me gjysmë rreshti, që lidhej me vendimin e forumeve të PD-së për sezonin e vjeshtës dhe atë Parlamentar në shtator, nëse do pranoheshin apo jo mandatet dhe plani i strukturave. “A ka vendim opozita, se çfarë do të ndodhë me mandatet në Parlament, a do...