Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Të fshehtat e krijimeve të tij…/ Kur Roberto Bolanjo rrëfente me humor rrugën e tij në letërsi
Nga Roberto Bolanjo Shpesh kuzhina ime letrare është një dhomë e zbrazët, ku nuk ka as dritare. Sigurisht mua do të më pëlqente që ajo të kishte diçka: një llambë, disa libra, një aromë të lehtë guximi; ama e vërteta është se nuk ka asgjë.Megjithatë, nganjëherë, kur jam viktimë e sulmeve të pafrenueshme të optimizmit (që nga ana tjetër përfundojnë në hare të frikshme), kuzhina ime letrare kthehet në një kështjellë mesjetare (me kuzhinë) a në një apartament në Nju Jork (me kuzhinë dhe pamje të privilegjuar) ose në një kasolle në shpatet e Kordiliereve (pa kuzhinë, por me një vatër zjarri). Në ato çaste, i përqendruar, përgjithësisht bëj atë që bën çdo njeri: humbas ekuilibrin dhe mendoj se jam i pavdekshëm. Nuk dua të...