Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Askush të mos hyjë në ujë!’/ Mbyllet plazhi në Spanjë, gjallesa e çuditshme shfaqet në det
Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare me helm potencialisht fatal. Bëhet fjalë për “Dragojt Blu” ose Glaucus atlanticus, që ruan helm të fuqishëm nga krijesa si Portugali Man O’War. Kontaktet me këtë krijesë mund të shkaktojnë nauze, dhimbje, të vjella dhe reaksione alergjike të rrezikshme. Kryetari i komunës Guardamar del Segura, Jose Luis Saez, njoftoi vendosjen e flamurit të kuq në plazhet e zonës, duke ndaluar notin deri në urdhër të dytë. Ai theksoi se pavarësisht ngjyrës së ndritshme dhe madhësisë së vogël 3-4 cm, njerëzit duhet të qëndrojnë larg. Komuna nisi një operacion parandalues për të monitoruar qelizat e mundshme të rrjedhura nga...