Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD: Nga uniformat te armët, KAYO e Ramës po cenon informacionet e klasifikuara dhe po kthehet në minë me sahat për vendin
Partia Demokratike ka vazhduar denoncimin e saj për një “aferë” që sipas PD, “kërcënon sigurinë kombëtare”. Denonimi lidhet me kompaninë shtetërore KAYO, të drejtuar nga ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu, dhe me projektin e prodhimit të armëve dhe furnizimit të uniformave. Në një deklaratë për mediat, Klevi Balliu akuzoi qeverinë se po krijon kompani me procedura të dyshimta, të cilat nuk plotësojnë as kriteret e vendosura nga vetë ajo. Ai vuri në fokus kompaninë Guna Tactical, në të cilën KAYO zotëron 51% të aksioneve, ndërsa kompania MSSC e Emiljano Dushës zotëron 49%. Sipas Balliut, kjo kompani, e krijuar me një kapital fillestar qesharak prej vetëm 35,000 eurosh, ka marrë si objektiv furnizimin e uniformave për të gjitha strukturat e sigurisë së vendit, përfshirë Forcat e...