Aferë 6.2 milionë euro? KPP anulon tenderin e AKSHI-t për sigurinë e burgjeve

Aferë 6.2 milionë euro? KPP anulon tenderin e AKSHI-t për sigurinë e burgjeve

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka urdhëruar anulimin dhe rishpalljen e tenderit prej 6.2 milionë eurosh të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ky tender, që synonte mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë në burgje, u anulua pasi KPP-ja konstatoi shkelje ligjore në procedurë, duke mos argumentuar ndarjen e kontratës në një lot të vetëm. Vendimi vjen pas akuzave të forta për mungesë transparence dhe favorizim të kompanive fituese. Mungesa e transparencës dhe dështimi i sigurisë Vendimi i KPP-së erdhi pas ankesës së kompanisë AEES sh.p.k., e cila denoncoi se tenderi ishte hartuar me kritere përjashtuese. Sipas AEES, kërkesa për certifikata specifike nga prodhuesit si Smiths Detection dhe VMS favorizonte në mënyrë të qartë kompanitë Advanced Business Solutions e Gerond Meçes dhe AlbaScan e Elton...