Aksident në aksin “Shkodër-Lezhë”, plagoset 26-vjeçarja

Aksident në aksin “Shkodër-Lezhë”, plagoset 26-vjeçarja

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.