VIDEO| Dhjetëra të plagosur e qindra të arrestuar, tifozët dhunohen e zhvishen në Argjentinë

VIDEO| Dhjetëra të plagosur e qindra të arrestuar, tifozët dhunohen e zhvishen në Argjentinë

Një ndeshje e Copa Sudamericana mes Independiente-s dhe Universidad de Chile u ndërpre mbrëmjen e së mërkurës në Buenos Aires, pasi shpërthyen përleshje të dhunshme mes tifozëve. Dhuna ka lënë pas dhjetëra të plagosur, ndërsa një tifoz nga Kili ndodhet në gjendje kritike pasi ra nga pjesa e sipërme e tribunës në stadiumin Estadio Libertadores de America. Universidad de Chile konfirmoi se 19 tifozë të saj janë shtruar në spital, ndërsa 97 janë arrestuar – edhe pse mediat argjentinase raportojnë se numri i të ndaluarve kalon 300 persona, shkruan A2 CNN. Përplasjet nisën gjatë pushimit të ndeshjes, kur nga sektori i miqve u hodhën sende të rënda, pjesë betoni, madje edhe tualete e lavamanë – në drejtim të tribunës së tifozëve vendas. Situata doli jashtë...