Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër (Emri)

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër (Emri)

Një 25-vjeçar identifikuar si Mërgim Bruti është arrestuar nga Policia Kufitare në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 25-vjeçari ishte dënuar me 27 muaj burgim dhe pritet ekstradimi në Zvicër. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij. Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e...