Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet 23-vjeçari në Muriqan

Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet 23-vjeçari në Muriqan

Një 23-vjeçar, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me lëndë narkotike kanabis me vete është arrestuar nga Policia Kufitare në Muriqan. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën shtetasit A.E, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve hetimore shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./vizionplus.tv