Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjermania prezanton planin e riarmatimit prej 355 miliardë euro. Ja si do të modernizohet deri në 2040
Nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, Gjermania ka prezantuar një plan ambicioz për të forcuar forcat e saj të armatosura me një investim rekord prej 355 miliardë eurosh përgjatë 15 viteve të ardhshme. Plani parashikon rritje graduale të shpenzimeve duke hequr kufizimin kushtetues mbi borxhin për të përshpejtuar modernizimin ushtarak. Fokusi është përqendruar në komunikimet satelitore (13.3 mld €), sistemet e telekomunikacionit (15.9 mld €), automjetet luftarake (20.8 mld €), pajisje për trupat (20.9 mld €), rinovimin e flotës ajrore dhe raketore (34.2 mld €), anijet dhe nëndetëset (36.6 mld €), tanket dhe automjetet luftarake (52.5 mld €), si dhe një shumë të madhe prej 70.3 miliardë eurosh për artileri, mortaja, municione dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. InsideOver shkrun se këto shpenzime përfaqësojnë një kthesë...