Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interi, gati dy goditje në merkato. 80 milionë për një mbrojtës dhe mesfushor, ja planet e Marotta
Më 30 qershor, Interi mbylli pjesën amerikane të sezonit, ndërsa Ange-Yoan Bonny mbërriti në Milano dhe u bë zyrtarisht interist më 5 korrik, për 23 milionë euro nga Parma. Ky transferim erdhi pas atyre të Petar Sucic dhe Luis Henrique, duke shënuar një fillim të ri për klubin. Megjithatë, pas Bonny, Interi nuk kishte bërë lëvizje të tjera në merkato për 6 javë. Tifozët, të uritur për goditje të reja, pas shitjeve të shumta, mund të jenë të qetë: drejtuesit po punojnë për të sjellë një mesfushor dhe një mbrojtës të ri, të dy të “peshkuar” në ligat e huaja. Interi kishte kërkuar më parë sulmuesin nigerian, Lookman, por negociatat me Atalantën nuk u realizuan, ndaj planet u rishikuan. Ndërkohë, Giovanni Leoni shkoi te Liverpool-i,...