Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
I mori me dhunë automjetin një shtetasi në rrugë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi i mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë. Mësohet se është arrestuar shtetasi E. A., 31 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave...