Analiza e CNN/ Me një ushtri të rraskapitur Izraeli fillon operacionin për pushtimin e Gazës, a është kjo lëvizje “dënim me vdekje” për pengjet izraelite?

Analiza e CNN/ Me një ushtri të rraskapitur Izraeli fillon operacionin për pushtimin e Gazës, a është kjo lëvizje “dënim me vdekje” për pengjet izraelite?

Civilët po ikin nga Qyteti i Gazës, shtëpi e më shumë se një milion palestinezëve, ndërsa Izraeli fillon fazat e para të operacionit të tij të planifikuar tokësor për të pushtuar enklavën. IDF (forcat e armatosura të Izraelit) ka vendosur tashmë një prani në periferi të qytetit pas ditësh sulmesh të rënda ajrore dhe artilerie, tha dje një zëdhënës ushtarak izraelit. Përshkallëzimi e shtyu sekretarin e përgjithshëm të OKB-së të përsëriste thirrjen e tij për një armëpushim. “Është jetike që një armëpushim në Gaza të arrihet menjëherë për të shmangur viktimat masive dhe shkatërrimin”, u tha Guterres gazetarëve në Japoni, ku po merr pjesë në një konferencë mbi zhvillimin afrikan. Sipas një deklarate dje nga një zëdhënës i ushtrisë izraelite, trupat tashmë po veprojnë në...