Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Taksat nuk funksionojnë!’ Trondit raporti i OKB: Shqiptarët po mbeten më të varfrit në Europë
Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara, “World Social Report 2025”, vë në dukje se sistemi fiskal i Shqipërisë ka efikasitet të ulët në reduktimin e pabarazisë sociale. Sipas studimit, politikat fiskale në vende si Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut arrijnë të ulin ndjeshëm diferencat mes shtresave, ndërsa në Shqipëri ndikimi i tyre është mjaft i vogël. Vendin tonë raporti e rendit pranë Rusisë, Serbisë dhe Malajzisë, me një ndryshim minimal mes koeficientit Gini të të ardhurave para dhe pas taksave. Ky tregues tregon se ndërhyrja e shtetit përmes tatimeve dhe ndihmës sociale nuk arrin të sjellë ndryshime të ndjeshme. Në kontrast, vende si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria kanë arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12–16 pikë përqindjeje falë politikave të tyre...