35 000 euro ilaçe kontrabandë, arrestohet administratori i farmacisë “TATA” në Tiranë

35 000 euro ilaçe kontrabandë, arrestohet administratori i farmacisë “TATA” në Tiranë

Policia ka finalizuar një tjetër aksion kundër kontrabandës, duke vënë në pranga administratorin e një farmacie në kryeqytet dhe duke sekuestruar medikamente të dyshuara kontrabanduara me vlerë rreth 35 000 euro. Operacioni policor i koduar “Medikamentet”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, çoi në arrestimin e shtetasit Albi Hadroviq, 35 vjeç, si dhe në fillimin e procedimit penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, e punësuar në mënyrë të paligjshme në farmacinë që ai administronte, thanë burime zyrtare nga blutë. Gjatë kontrollit në farmacinë e vendosur në bulevardin “Zogu i Parë”, policia gjeti dhe sekuestroi barna të shumta mjekësore të dyshuara si të kontrabanduara. Hadroviq, sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, rezulton administratori i i farmacisë “TATA”, bashkë...