U drejton armë policëve të Kosovës në kufi, hedh çantën me drogë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

U drejton armë policëve të Kosovës në kufi, hedh çantën me drogë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka gjetur 21 kilogramë marihuanë brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar, i cili u ka drejtuar armën efektivëve dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka drejtuar armën ndaj zyrtarëve policorë dhe më pas ka hedhur çantën, duke u larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë duke u prezantuar, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe është larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Pas kontrollit të çantës, policia ka gjetur substancën narkotike. “Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit, më datë 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur një...