I riu i merr automjetin me dhunë 24-vjeçarit në Durrës, arrestohet nga Policia

I riu i merr automjetin me dhunë 24-vjeçarit në Durrës, arrestohet nga Policia

Një 31-vjeçar, shtetasi Enkeliano Aliko, ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi dyshohet se i mori me dhunë automjetin një 24-vjeçari. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Sektor Rina, Fllakë. 31-vjeçari do të hetohet për veprën penale ‘vjedhja me dhunë’, ndërkohë që vijon punë për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.   Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes,...