Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dokumenti “bombë”, ish-Presidenti planifikoi arratisjen drejt Argjentinës para gjyqit
Policia Federale e Brazilit ka zbuluar një dokument në telefonin e ish-presidentit Jair Bolsonaro, ku ai dyshohet se ka planifikuar të arratisej drejt Argjentinës për të kërkuar azil politik, pak ditë pasi iu sekuestrua pasaporta në kuadër të hetimeve për komplotin e grushtit të shtetit. Dokumenti i papërfunduar, i adresuar presidentit argjentinas Javier Milei, e paraqet veten si “i përndjekur politikisht” dhe shprehet se përballë arrestimit të pashmangshëm ai kërkon mbrojtje. Bolsonaro, i cili rrezikon mbi 40 vite burg për përpjekjen për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2022, ndodhet aktualisht në arrest shtëpie dhe i ka mohuar gjithmonë akuzat. Ndërkohë, policia federale e ka akuzuar edhe djalin e tij, Eduardo Bolsonaro, për përpjekje ndërhyrjeje në gjyq përmes lobimit në SHBA. Raportet zbulojnë gjithashtu...