Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Gjykatësi më i mirë në botë”, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare gjyqtari amerikan Frank Caprio
Gjyqtari i famshëm amerikan, Frank Caprio, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi familja e tij. Caprio ishte diagnostikuar me kancer në pancreas. David Caprio, djali i tij, falënderoi fansat për dashurinë dhe mbështetjen e tyre dhe u bëri thirrje njerëzve të “përhapin pak mirësi” në kujtim të babait të tij. I njohur për dhembshurinë dhe humorin e tij në sallën e gjyqit, videot e gjyqtarit Caprio kanë pasur miliarda shikime në mediat sociale, duke i dhënë atij titullin “gjyqtari më i mirë në botë”. Pasi u diagnostikua me kancer në pankreas në vitin 2023, gjykatësi Caprio tha se ishte “plotësisht i përgatitur të luftonte sa më shumë që mundej” dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre. Në një nga postimet e tij të fundit...