Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusët “shi” dronësh mbi Ukrainë, viktima e shkatërrime nga sulmet e fundit ajrore
Pavarësisht përpjekjeve për arritjen e paqes, Rusia nuk i ka ndalur sulmet ndaj Ukrainës. Forcat ajrore në Kiev raportuan se ushtria ruse lëshoi 574 dronë dhe 40 raketa gjatë natës, që shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha në zonat e banuara dhe në infrastrukturë. Një nga raketat goditi një fabrikë të madhe amerikane për prodhimin e pajisjeve elektronike në perëndim të Ukrainës, duke sjellë shkatërrime të mëdha. Sulmet e fundit u kryen disa ditë pasi Presidenti Volodymyr Zelensky u takua me Presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë në Uashington, për të diskutuar mbi garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën./vizionplus.tv