Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tregtonte ilaçe të kontrabanduara me vlerë 35 mijë euro, arrestohet administratori i farmacisë
Një 35-vjeçar në Tiranë, administrator i një farmacie, është arrestuar nga uniformat blu pasi ka tregtuar medikamente mjekësore të cilat dyshohen se janë kontrabandë. Në hetim në gjendje të lirë është dhe punonjësja e farmacisë, e cila ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Sakaq, sipas njoftimit të policisë, vlera e këtyre medikamenteve arrinte rreth 35 mijë euro. Këto të fundit, janë sekuestruar dhe do të shërbejnë në cilësinë e provës materiale. “Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”. Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë. Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro. Specialistët e Sektorit...