“Conte është punëtor ‘stakanovist’, ashtu si unë. President polemizues? Jo, jam vizionar”

“Conte është punëtor ‘stakanovist’, ashtu si unë. President polemizues? Jo, jam vizionar”

“Shumë vite më parë e takova në Maldive. Një punëtor stakanovist, si unë” (fjala “stakanovist” vjen nga emri i minatorit sovjetik Aleksei Stakhanov, i cili në vitet 1930 u bë simbol i punëtorit që punonte pa pushim, me rendiment të jashtëzakonshëm, shpesh përtej limiteve normale). Kështu u shpreh Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, për marrëdhënien e tij me Antonio Conten. ADL është protagonist i një interviste (nga Paolo Condò) që do të publikohet nesër, si në versionin e shtypur, ashtu edhe në atë digjital, në “Corriere della Sera”, nga e cila kanë dalë disa deklarata: “Është e qartë se të dy jemi të dashuruar me atë që bëjmë, për mua ky është një aspekt thelbësor”. Gjatë bisedës, De Laurentiis i përgjigjet kështu Condò-s, kur...