Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nëse nuk e keni ditur/ Ja çfarë thotë legjenda për Muajin e Plakave
Legjenda për Muajin e Plakave apo Plaka që u shndërrua në gur është gojëdhëna e cila në popull haset e gjallë me këto fjalë: “MARS O VLLAM’JEP TRE DITË UHATA MBEJTI PLAKËN ME GJITHË XH’I KA”. Pra, është legjenda e cila ende dëgjohet nga gojëdhëna e popullit të trevës sonë. Kjo legjendë është e gërshetuar me stinën e pranverës së hershme, apo me muajin mars, që populli e quan: “Muaji i Plakave”, mirëpo e dëgjojmë edhe si: “Muaji kur Plaka doli në bjeshkë e u shndërrua në gur”. Legjenda në popull rrëfehet me sa vijon: “Gjatë muajit mars plakat duhet që t’i marrim me të mirë, se ata, po të hidhërohen, mundin ta prishin motin. Prandaj, është e zakonshme që plakave, gjatë muajit mars t’u...