Një dorëshkrim i panjohur i profesor Idriz Ajetit për veprën I1 “Messale” di Gjon Buzuku të Martin Camajt

Një dorëshkrim i panjohur i profesor Idriz Ajetit për veprën I1 “Messale” di Gjon Buzuku të Martin Camajt

Nga Begzad Baliu Në vend të parathëniesDuke kërkuar dokumente në arkivin personal të trashëguara nga Profesor Idriz Ajeti, më ka rënë të gjej e lexoj shumë tekste të karakterit dokumentar, letra, porosi, kërkesa etj., por rrallë e tek ndonjë tekst të lexuar në takime të ndryshme dhe të shkruar nga bashkautorë të shumtë, të cilat nuk i ka përfshirë në veprat e tij. Përgjithësisht Profesor Ajeti në botimet e veprave të fundit ka përfshirë edhe fjalë e recensione, të cilat nuk kanë të bëjnë me gjuhësinë dhe recensione, apo të cilat i ka shkruar që në vitet ’50 e ’60. Tekste të papërfshira në veprën e tij, por të botuara në të përditshmen “Rilindja” të Prishtinës janë “disa dhjetëra çështje të vogla”, sikur theksonte Profesori...