Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi në pritje të dekretit të Presidentit për legjislaturën e re, socialistët në ankth në pritje të Ramës…
Kuvendi i Shqipërisë është në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës XI, ndërsa socialistët janë në ankth, në pritje të Edi Ramës për të shpallur qeverinë e re dhe Kryetarin e Kuvendit në asamble. Sipas traditës, kryesocialisti bën lëvizjet e tij në ditët e fundit të gushtit. Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të legjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 Shtator. Sali Berisha do të ketë në dorë seancën konstituuese të Kuvendit të Ri. Kjo i takon pasi është deputeti më i vjetër në moshë dhe duhet të drejtojë seancën e parë të Parlamentit deri në momentin e zgjedhjes...