Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion në kufirin Kosovë-Shqipëri, trafikanti i drejton armën policisë dhe arratiset
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kufirin me Shqipërinë, ku është përballur me një trafikant, i cili i ka drejtuar edhe armën. “Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim...