‘Spektakël’ në kufirin Kosovë-Shqipëri, një person u drejton armën efektivëve dhe s’i bindet urdhrit të ndalimit, arratiset drejt vendit tonë

‘Spektakël’ në kufirin Kosovë-Shqipëri, një person u drejton armën efektivëve dhe s’i bindet urdhrit të ndalimit, arratiset drejt vendit tonë

Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. Në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar...