Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Lamtumira për Frank Caprio, gjykatësin që e shndërroi gjykatën në tempullin e drejtësisë humane
Nga Albert Vataj Askush nuk zgjedh dot mënyrën se si do të ndahet nga jeta, por ai, Frank Caprio, duke dëgjuar zërin e zemrës ai zgjodhi mënyrën se si po ndahet nga njerëzit, se si do të kujtohet prej tyre, se si do t’i përkasë përjetësisë shpirti hyjnor që ai mbështolli me mantelin e gjykatësit.Ka ndaluar zemra e gjykatësit të zemrave, e asaj zemre që solli në gjyq drejtësi hyjnore, që driti shpirtin e botës me diellin e empatisë dhe së njerëzishmes, ai që pasuroi kuptimsinë e misterit të detyrës me shprehjen: “Nuk mbaj një distinktiv nën mantelin tim, por një zemër”.Frank Caprio nuk ishte vetëm një gjyqtar, por një dritë që ndriçoi anët më njerëzore të drejtësisë. Ai na mësoi se ligji pa mëshirë...