Raporti i OKB: Politikat fiskale të qeverisë Rama kanë “nxitur” pabarazinë

Raporti i OKB: Politikat fiskale të qeverisë Rama kanë “nxitur” pabarazinë

Politikat fiskale të Shqipërisë kishin ndikim shumë të dobët në uljen e pabarazisë sipas ”World Social Report 2025” nga Kombet e Bashkuara. Botimi i OKB-së argumentoi se si politikat fiskale ndikojnë në uljen e pabarazisë në vende të ndryshme të botës. Psh në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut politikat fiskale arrijnë të ulin ndjeshëm pabarazinë, në shumë vende të tjera, të tilla si Shqipëria ndikimi mbetet i kufizuar. Vendi ynë renditet në mesin e vendeve ku roli i politikës fiskale në uljen e pabarazisë është i dobët. Në grafikun e mëposhtëm ajo renditet pranë Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë, me një diferencë shumë të vogël midis koeficientit Gini të të ardhurave të tregut dhe atyre të disponueshme pas taksave dhe transfertave (Koeficienti Gini i...