Bologna tërhiqet nga Asllani, një tjetër klub historik i Serie A kërkon mesfushorin kuqezi

Bologna tërhiqet nga Asllani, një tjetër klub historik i Serie A kërkon mesfushorin kuqezi

21 Gusht 2025 9:07 Telesport E ardhmja e mesfushorit kuqezi Kristian Asllani është ende në dilemë. Mesfushori është ende në pronësi të Inter, që kërkon ta shesë, por asnjë klub nuk po kënaq si kërkesat financiare të zikaltërve ashtu dhe të lojtarit. Kur mendohej se transferimi te Bologna ishte i mbyllur (9 milionë euro + 40% nga shitja e ardhshme), marrëveshja e munguar me lojtarin bëri që situata të ndryshojë. Asllani nuk pranoi ofertën financiare, ndaj qëndroi në Milano. Kështu, orët e fundit, në sulm është hedhur Torino, që gjithashtu kërkon një mesfushor. Pas vonesës së Bologna në nënshkrimin e mesfushorit të Inter, sipas Sky Sport, klubi “granata” është rikthyer në “pole” për lojtarin shqiptar. Torino dhe Inter janë duke negociuar mes tyre për të...