Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherr për një kanal vaditës, vritet me thikë i riu në Divjakë, do emigronte në Gjermani te e fejuara, kapet autori
Besmir Kumria, 32-vjeç ishte kthyer ne fshatin e tij, Kryekuq të Divjakës për pushime, por ra pre e sulmit brutal me thikë nga bashkëfshatari i tij, Xheison Toromeni, 25 vjeç. I riu ishte punëtor sezonal në Himarë dhe kishte planifikuar të emigronte në Gjermani ku jeton e fejuara, por ëndrra u pre në mes. Ai u godit dje disa herë me thikë, pak pas mesnate, teksa gjendej në lokal, bashkë me miqtë e tij. Sipas informacioneve paraprake, autori ka mbërritur me makinë, është futur me thikë në dorë drejt tavolinës ku po qëndronte viktima së bashku me persona të tjerë, dhe e ka goditur menjëherë duke e lënë të vdekur në vend. Burime nga policia thonë se dëshmitarët kanë deklaruar se nuk e njohin autorin,...