Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare gjyqtari amerikan, u bë i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare gjyqtari amerikan, u bë i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht për qasjen e ngrohtë dhe njerëzore ndaj drejtësisë. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes rrjeteve sociale, sipas CNN. Caprio ka shërbyer për katër dekada në Gjykatën e Qarkut në Providence dhe u emërua gjykatës në vitin 1985. Ai fitoi zemrat e publikut përmes serialit televiziv “Caught in Providence”, i cili u nominua për çmimin prestigjioz “Daytime Emmy Award” në vitin 2021. Klipet nga sallat e gjyqit ku ai dëgjonte me kujdes dhe dhembshuri historitë e qytetarëve u bënë virale në rrjetet sociale. Në janar të vitit 2023, Caprio njoftoi largimin nga detyra, ndërsa në...