Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera! Inflacioni bazë arrin nivelet më të larta prej fillimit të vitit 2024

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera! Inflacioni bazë arrin nivelet më të larta prej fillimit të vitit 2024

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 2.91%, nga 2.69% që kishte qenë për qershorin. Inflacioni bazë ka përvijuar gjithashtu një tendencë të qëndrueshme të rritjes me bazë vjetore. Në qershorin e vitit të kaluar ai kishte qenë në nivelin 2.29% Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024. Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të...