Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Murgjit budistë të Kamboxhias: Trump meriton çmimin Nobel për paqen
Murgjit budistë të Kamboxhias kanë dhënë mbështetjen e tyre për nominimin e Donald Trump për çmimin Nobel për paqen. Ata kanë shprehur publikisht mirënjohjen për presidentin amerikan për rolin e tij në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Kamboxhias dhe Tajlandës që i dha fund një konflikti kufitar që u përshkallëzua në fund të korrikut 2025. Kryeministri i Kamboxhias Hun Manet e ka nominuar tashmë kreun e shtëpisë së bardhë për çmimin Nobel, duke përmendur aftësinë e tij të jashtëzakonshme shtetërore dhe diplomacinë vizionare në shmangien e një konflikti potencialisht shkatërrues. Në momentin që Manet njoftoi nominimin, pas tij qëndronin murgjit që shprehën mbështetjen e tyre. Kamboxhia dhe Tajlanda patën pesë ditë konflikt që vrau të paktën 43 persona muajin e kaluar. Më shumë se 300,000...