“Himara International Music Festival” me flamenkon spanjolle, jazz dhe muzikë klasike

“Himara International Music Festival” me flamenkon spanjolle, jazz dhe muzikë klasike

Nga Julia Vrapi Për herë të parë në Himarë vjen flamenko e famshme spanjolle në një nga koncertet e “Himara International Music Festival”. Festivali vjen edhe këtë vit me një program të pasur, për të vijuar edhe me koncerte me muzikë jazz apo dhe muzikë klasike. Këtë vit artistë nga Shqipëria, Kosova, Franca, Gjermania, Austria, Spanja, Finlanda dhe Hungaria do të performojnë në skenën e festivalit, që shënon edicionin e katërt. “Himara International Music Festival” hapet këtë mbrëmje me një koncert me violonçelisten Ildikó Szábo dhe pianistin Endri Nini, dy muzikantë me një aktivitet të vlerësuar artistik, të cilët sjellin një program të përzgjedhur me vepra nga Beethoven, Schumann dhe Poulenc. Festivali do të zhvillohet në sallën “Neço Muko” dhe do të ofrojë shtatë net...