“Tym i zi” nga Kuvendi i Kosovës, dështon votimi për zgjedhjen e Haxhiut, humbet edhe Gërvalla

“Tym i zi” nga Kuvendi i Kosovës, dështon votimi për zgjedhjen e Haxhiut, humbet edhe Gërvalla

Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë dështuar të zgjidhen kryeparlamentare në seancën e parë konstituive pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Si Haxhiu ashtu edhe Gërvalla morën vetëm 57 vota. 56 deputetë nga 116 sa ishin në sallë votuan kundër deputeteve që në legjislaturën e kaluar udhëhoqën Ministri, ndërkaq tre deputetë abstenuan. LVV-ja, të mërkurën e 20 gushtit fillimisht propozoi Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, pas dështimit, emri i kandidates u ndryshua, por jo edhe votat e ligjvënësve. Kjo ishte hera e parë që në legjislaturën e re, si propozim për kryeparlamentar ka qenë...