Strehimi social, Gonxhja: 1,253 familje përfituese në vitin 2025

Strehimi social, Gonxhja: 1,253 familje përfituese në vitin 2025

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka intensifikuar mbështetjen për familjet në nevojë përmes programeve të strehimit social, duke dyfishuar numrin e përfituesve krahasuar me një vit më parë. Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se në vitin 2025, synohet përmirësimi i kushteve të banimit për 1,253 familje, në krahasim me 650 familje të mbështetura gjatë vitit 2023. Sipas tij, Programi Kombëtar i Mbështetjes Sociale përfshin: Subvencionimin e qirave; Kreditë e buta për strehim; Rikonstruksionin e banesave ekzistuese; Projekte bashkiake për banesa sociale të reja. “Qëllimi ynë është strehim i përballueshëm, i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për çdo qytetar, duke rritur standardin e jetesës në të gjithë vendin” tha ministri Gonxhja. Kjo nismë përbën një hap konkret në drejtim të fuqizimit të politikave sociale dhe...