Malaj: 10,8% e shpenzimeve buxhetore në mbështetje të politikave me bazë gjinore

Malaj: 10,8% e shpenzimeve buxhetore në mbështetje të politikave me bazë gjinore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se buxhetimi gjinor është tashmë pjesë e pandashme e procesit të hartimit të projektbuxhetit vjetor, me synimin për të lehtësuar ose eliminuar pabarazitë gjinore në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe ekonomike. Malaj tha se, “për vitin 2025, janë parashikuar 89 miliardë lekë për mbështetjen e politikave me bazë gjinore, të shpërndara në 77 programe në rritje të ndjeshme krahasuar me 39 programe që ishin në vitin 2019”. Sipas tij, buxheti i përgjithshëm gjinor zë 10,8% të shpenzimeve totale të buxhetit 2025. Ky progres reflekton angazhimin e qeverisë për ndërtimin e një sistemi buxhetor gjithëpërfshirës, ku nevojat dhe prioritetet e grave dhe burrave të trajtohen në mënyrë të barabartë, përmes politikave të drejta dhe të mirë-targetuara.