Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Spartak Ngjela: Arrestimi i Thaçit shënoi forcimin e Kosovës, Kurti po ringre ushtrinë që mund të bashkojë shqiptarët
Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale, teksa vlerëson se arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçit ka forcuar pavarësinë e Kosovës, duke krijuar një siguri të fortë në Veri dhe duke neutralizuar ndikimin serb. Sipas Ngjelës, ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë dhe ngritja e ushtrisë së re shqiptare përbëjnë hapa historikë drejt konsolidimit të shtetit dhe potencialisht drejt një bashkimi të mundshëm të territoreve shqiptare në Ballkan. “Arrestimi i Thaçit e ka forcuar shumë pavarësinë e Kosovës. Sot po kuptohet se Veriu i Kosovës është shumë i sigurt. Sot Serbia nuk vepron dot në Veriun e Kosovës, sepse tani trupat amerikane dhe ato të NATO – s janë në Kosovë. Sot Serbia gjendet në situatën që provoi me disfatën në...